Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Incident në "Elbasan Arena", lojtari i Elbasanit bie pa ndjenja

Momente frike gjatë ndeshjes Elbasani-Partizani, futbollisti Antovski përmendet shpejt dhe kthehet në fushë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

ELBASAN — Momente ankthi dhe paniku janë shënuar në stadiumin «Elbasan Arena» gjatë takimit mes skuadrës së Elbasanit dhe Partizanit, ku u regjistrua një incident i papritur në fushën e blertë. Futbollisti i Elbasanit, Antovski, ka rënë pa ndjenja në tokë pas një dueli ajror me kundërshtarët, duke shkaktuar shqetësim të madh te të gjithë të pranishmit dhe lojtarët në fushë.

Incident në "Elbasan Arena", lojtari i Elbasanit bie pa ndjenja
Foto: boldnews.al

Pas ndërhyrjes së menjëhershme për t'i dhënë ndihmën e parë, lojtari ka arritur të përmendet shpejt dhe është rikuperuar nga gjendja e rëndë. Pasi ka kaluar momentet e vështira, Antovski është kthyer sërish në lojë, duke qetësuar situatën dhe duke mbyllur ngjarjen pa pasoja më të rënda.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme