Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Britania ndan 5 milionë paund për Ballkanin kundër emigracionit të paligjshëm

Mbretëria e Bashkuar akordon fonde për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Mbretëria e Bashkuar do të akordojë deri në 5 milionë paund për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar. Paketa e re e ndihmës u njoftua nga ministri i Shtetit për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Lord Wood of Anfield, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi.

Britania ndan 5 milionë paund për Ballkanin kundër emigracionit të paligjshëm
Foto: javanews.al

Financimi synon të ndihmojë institucionet rajonale përmes ekspertizës britanike, trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit. Nga Budva, ministri britanik u shpreh se bandat kriminale përfitojnë nga njerëzit e pambrojtur dhe rrezikojnë jetët e tyre, ndërsa fondet e reja do të rrisin sigurinë e Evropës dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Pajisjet dhe trajnimet e mëparshme të financuara nga Londra kanë ndihmuar autoritetet e rajonit të realizojnë më shumë se 100 ndërhyrje ndaj emigrantëve që nga qershori 2026. Ndihma e re do të mbështesë gjithashtu Task-Forcën e Përbashkët të Emigracionit, e cila ka zhvilluar operacione në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 25 kamera →