Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Konjufca: Krerët e UÇK-së do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit

Grupi punues ka mbajtur mbledhjen konstituive për strategjinë e apelit në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Grupi punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive, nën drejtimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Gjatë këtij takimi u diskutuan drejtimet kryesore të strategjisë, u caktuan grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe u përcaktua plani i përgjithshëm i punës.

Konjufca: Krerët e UÇK-së do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit
Foto: sinjali.com

Ministri Konjufca ka deklaruar se angazhimi i tyre është që krerët e luftës çlirimtare ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel. «Krahas kësaj mbështetjeje, do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën e luftës sonë çlirimtare në arenën ndërkombëtare dhe do të kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrembërimin e saj», u shpreh ai, duke shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës i bashkon të gjithë përtej dallimeve.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila është anëtare e këtij grupi, tha se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare dëshmon vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare, ndërsa bëri të ditur se krahas strategjisë po vazhdon edhe angazhimi për Ligjin për Specialen. Qeveria kishte formuar këtë grup punues më 14 tetor për rastin e katërshes së UÇK-së.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme