← maqedoni
Live · maqedoni · 21:57 · 20 Korrik 2026

Çfarë shkakton epidemi e gastroenterokolit në Gostivar?

Instituti i Shëndetit Publik njofton për shpalljen e gjendjes së epidemisë, me 204 pacientë të regjistruar brenda 24 orëve

— GOSTIVAR — Epidemi gastrointenstinale në komunën e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut është shpallur e tillë me udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik. Institucioni shëndetësor njoftoi se një vendim i tillë erdhi pasi në qytet është tejkaluar limiti javor i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore e që kryesisht kanë simptoma të të vjellave dhe të diarresë.

ISHP tha se vetëm gjatë ditës 24 orëve të fundit në repartin e sëmundjeve ngjitëse kanë kërkuar ndihmë mjekësore 204 pacientë, tre nga të cilët janë të hospitalizuar, ndërsa në repartin e Pediatrisë janë 145 pacientë prej të cilëve 105 janë raste të reja.

Edhe në Repartin e Urgjencës janë paraqitur 9 pacientë me simptoma të diarresë dhe të vjellave duke bërë që në vazhdimësi numri i rasteve të rritet. “Duke parë situatën aktuale me numrat e pacientëve, shpallja e gjendjes së epidemisë është e nevojshme sepse do të na ndihmojë në koordinim më të mirë të punëve ndërmjet reparteve dhe institutit, kjo do të na ndihmojë të gjejmë edhe shkaktarin e gjithë kësaj situate”, deklaruan nga ISHP.

Qytetarët e Gostivarit prej katër ditësh po përballen me probleme shëndetësore që sipas dyshimeve të para po vijnë nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit. Me vendim të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë aktualisht në Gostivar ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm, teksa ISHP e ndaloi përdorimin e tij edhe për pastrimin e frutave apo enëve shtëpiake që përdoren për ushqim.

Me këtë qytetarët e Gostivarit po përballen me probleme shëndetësore që sipas dyshimeve të para po vijnë nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit. Me vendim të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë aktualisht në Gostivar ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm, teksa ISHP e ndaloi përdorimin e tij edhe për pastrimin e frutave apo enëve shtëpiake që përdoren për ushqim.

Burim: ABC News, https://abcnews.al/epidemi-gastrointenstinale-ne-gostivar-qindra-qytetare-ne-urgjence-dyshohet-te-helmuar-nga-uji/
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën