Kush u përlesh me shufra hekuri në Zvicër?
Një 59-vjeçar nga Kosova u dërgua në Zvicër për një mosmarrëveshje pronësie dhe u përlesh me një familje tjetër
— Një konflikt i vjetër për një pronë në Kosovë është kthyer në një përleshje të dhunshme në Zvicër, duke përfunduar me ndërhyrjen e policisë, përdorimin e elektroshokut dhe disa persona të lënduar. Ngjarja, e cila ndodhi në qytetin e Schlierenit pranë Zürichut, ka sjellë edhe pasoja ligjore për personat e përfshirë.
Sipas aktakuzës, një 59-vjeçar nga Kosova, i cili jeton në rajonin Aarau-Lenzburg dhe merr pension invaliditeti, kishte një mosmarrëveshje të gjatë pronësie me një familje tjetër në Kosovë. Sipas raportimeve, ai vendosi ta zgjidhte çështjen “sipas zakonit të vjetër” dhe kërkoi adresën e familjes me të cilën kishte konflikt përmes një restoranti lokal.
Më pas shkoi në shtëpinë e tyre në Schlieren për t’u përballur drejtpërdrejt me ta. Situata u përshkallëzua. Burri dyshohet se kërcënoi një grua të familjes, e cila nga frika kërkoi ndihmën e dy djemve të saj. Kur njëri prej tyre doli jashtë për të sqaruar situatën, 59-vjeçari liroi qenin nga litari dhe tentoi ta sulmonte.
Prokuroria e Zürichut ka shqiptuar ndaj 59-vjeçarit një dënim me gjobë me kusht prej 180 ditësh, si dhe 1 mijë franga shpenzime gjyqësore, për veprat penale të kërcënimit, pjesëmarrjes në përleshje dhe rezistencës ndaj policisë.
Burim: Insajderi, https://insajderi.org/detaje-te-reja-nga-perleshja-ne-zvicer-denohen-kosovaret-qe-u-perleshen-me-shufra-hekuri-e-cekan-per-pronen-ne-kosove/
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.