← maqedoni
Live · maqedoni · 23:49 · 20 Korrik 2026

Pse u anulua seanca e Komisionit për Arsim?

Deputetët kërkojnë sqarime se pse janë shkelur të gjitha procedurat e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit

— Reagime të njëpasnjëshme të deputetëve të opozitës shqiptare pasi të premten, vonë pasdite, u caktua një seancë e Komisionit për Arsim. Deputetët morën njoftim në orën 16:16 se seanca do të mbahej në orën 16:30, por më pas ajo u anulua dhe u ricaktua për sot.

Deputetët kërkojnë sqarime se pse janë shkelur të gjitha procedurat e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit. “Caktohet seancë e trupit punues të Komisionit për Arsim dhe nuk respektohet afati prej 5 ditësh nga caktimi deri në mbajtjen e seancës. Sipas nenit 126, paragrafi 4, nuk morëm ndonjë shpjegim logjik, përveç arsyetimit se bëhet fjalë për urgjencë.

Çfarë urgjence kishte për thirrjen e seancës së Komisionit dhe të seancës plenare?”, tha Rina Ajdari Ndërkohë, deputeti Elmi Aziri kërkoi që seanca të ndërpritet, pasi sipas tij nuk plotësohen kushtet për mbajtjen e saj.

“Mendoj se kjo seancë duhet të ndërpritet, sepse nuk është plotësuar asnjë kusht sipas Rregullores. Neni 74 thotë se vendimi për thirrjen e seancës së Kuvendit, së bashku me propozimin e rendit të ditës dhe materialet për çështjet që propozohen në rendin e ditës, deputetëve duhet t’u dorëzohen të paktën 10 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës”, tha Elmi Aziri

“Ne nuk mund të lëvizim me shpejtësinë e dritës”, tha deputeti Halil Snopçe. “Edhe nëse kemi kapacitet të lëvizim me shpejtësinë e dritës, nuk ka mundësi, sepse nuk ka shpejtësi më të madhe se shpejtësia e dritës. Pra, nuk është e qartë pse duhet ta lëmë anash këtë Rregullore. Kjo është çështje tjetër, por këto ligje duhet të shqyrtohen me procedurë të rregullt.”

Ndaj vërejtjeve të deputetëve reagoi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, i cili tha se seanca e sotme është thirrur me afat më të shkurtër për shkak se duhet të votohet vazhdimi i gjendjes së krizës.

“Sa di unë, të premten nuk është mbajtur seanca e Komisionit për Arsim dhe për këtë arsye konsideroj se ajo që nuk është mbajtur dhe nuk ka ndodhur, nuk ka as bazë që ta diskutojmë. Seanca e 115-të është thirrur me afat më të shkurtër për shkak të një nevoje konkrete, objektive dhe urgjente që Kuvendi të vendosë në kohë për një çështje që nuk mund të shtyhet.

Deputetët me 88 vota “për” miratuan vazhdimin e gjendjes së krizës, e cila do të vlejë nga nesër, 21 korrik, deri më 20 tetor.

Burim: TV21, https://tv21.tv/moren-porosi-ne-1616-per-seance-ne-1630-snopce-edhe-te-leviznim-me-shpejtesine-e-drites-nuk-do-te-arrinim
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën