Vertumni

Vertumni, hyjni romake me origjinë etruske, burri i Pomonës. Ai ishte perëndia e stinëve dhe veçanërisht e stinës së vjeshtës dhe, si i tillë, përkujdesej për vjeljen e rrushit dhe për mbledhjen e pemëve. Ai mbronte edhe tregtinë. Në Romë Vertumni kishte një tempull ku mblidheshin tregtarët. Festa për nder të tij bëhej më 13 gusht. Vertumni ishte simbol i vitit, i

ndryshimeve të tij dhe i paqëndrueshmërisë së gjërave. Paraqitej si një djalosh me gërshërë krasitjeje në njërën dorë dhe me një kanistër me pemë në dorën tjetër.

Përmendet te