Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Dëshmojnë dy menaxherët e hotelit në rigjykimin e Endrit Nikës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vijuar rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vijuar rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i cili po akuzohet nga prokuroria se në vitin 2023 ka hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë të dashurën e tij nga Argjentina, Maria Clara Urdangaray.

Dëshmojnë dy menaxherët e hotelit në rigjykimin e Endrit Nikës
Foto: Kallxo · YouTube
Video · Kallxo · YouTube ↗

Në seancën e mbajtur, para trupit gjykues dëshmoi Fehmi Zabeli, menaxher në hotel, i cili deklaroi se nuk i kishte parë asnjëherë më parë të akuzuarin dhe viktimën. Dëshmitari tregoi se natën e ngjarjes kishte qëndruar në hotel, në një dhomë dy kate më lart se vendi ku dyshohet se ndodhi rasti, dhe se për ngjarjen ishte informuar pasi e kishte telefonuar roja i objektit, me emrin Ramiz.

«Jo, nuk i kam parë asnjëherë», tha Zabeli kur u pyet nëse kishte rastisur t'i shihte ata. Ai shtoi se pasi kishte zbritur poshtë nuk e kishte parë viktimën, por kishte parë pjesëtarë të policisë, një djalë dhe disa xhama, ndërsa më pas kishte njoftuar edhe Mirlindin, menaxherin tjetër të hotelit.

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 4 zhvillime

  1. 12 tetor Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim
  2. 12 tetor Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës
  3. 15 tetor Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës në Gjykatën Themelore të Prishtinës
  4. 15 tetor Dëshmojnë dy menaxherët e hotelit në rigjykimin e Endrit Nikës · ky artikull
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →