Dua Lipa paralajmëron përvojën e saj të parë në bejsboll
Artistja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit një njoftim për një përvojë të re që e pret shumë shpejt në karrierën e saj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka njoftuar publikun përmes rrjeteve sociale se pas rreth shtatë ditësh do të marrë pjesë për herë të parë në një ndeshje bejsbolli. Përmes një shkrimi të ndarë me ndjekësit, artistja ka theksuar se kjo do të jetë ndeshja e saj e parë e bejsbollit. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me ndeshjen apo ekipet.