Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Radulloviq: Lista Serbe është organizatë kriminale

Deputeti Lazar Radulloviq ka drejtuar akuza të rënda ndaj Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, deputeti Lazar Radulloviq, nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, ka drejtuar akuza të forta ndaj Listës Serbe, duke e cilësuar atë organizatë kriminale që vepron nën ndikimin e Beogradit.

Radulloviq: Lista Serbe është organizatë kriminale
Video · YouTube ↗

Radulloviq u shpreh se kjo parti është përpjekur ta pengojë zgjedhjen e tij si deputet dhe ta frikësojë përmes presioneve. Sipas tij, përfaqësuesit e Listës Serbe gjatë procesit zgjedhor iu drejtuan Gjykatës Supreme me ankesa për të kontestuar kandidaturën e tij. Ai gjithashtu përmendi një rast nga mandatet e mëparshme, duke pretenduar se një deputet i partisë së Nenad Rashiqit kishte kaluar në radhët e Listës Serbe pak ditë pas ardhjes në Kuvend, si pasojë e joshjes dhe pagesës.

Deputeti serb foli edhe për vështirësitë me të cilat tha se ishte përballur kohëve të fundit, duke përfshirë sulme fizike dhe shpërthimin e gomave të veturës së tij. Ai theksoi se nuk do të tërhiqet nga pozita e tij në Kuvend. «Problemi i Listës Serbe është që mua nuk mund të më blejnë, e as të më frikësojnë», deklaroi ai, duke shtuar se e vetmja mënyrë për ta larguar nga ky vend është ta gjuajnë me armë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →