Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Baby G zbulon gjininë e foshnjës në pritjen e ëmbël për t'u bërë nënë

Reperja e njohur ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale detajet e reja nga shtatzënia e saj e parë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Rep-artistja Baby G ka zbuluar për publikun edhe gjininë e foshnjës, duke bërë të ditur se është në pritje të një djali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kishte ndarë gjithashtu fotografi me barkun e rrumbullakosur, ajo ka shprehur ndjenjat e saj më të bukura lidhur me shtatzëninë.

Baby G zbulon gjininë e foshnjës në pritjen e ëmbël për t'u bërë nënë
Foto: botasot.info

Artistja ka shprehur emocionet e saj duke shkruar: «Postimi im i preferuar deri më tani dhe lajmi më i bukur që kam pasur kënaqësinë ta ndaj me të gjithë ju. Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion, ndërsa përgatitem të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem nënë».

Ajo ka shtuar gjithashtu se bëhet fjalë për «një dashuri që nuk e kam ndier kurrë më parë, një bekim që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe një mrekulli të vogël që tashmë e dua më shumë se gjithçka tjetër», duke përmbyllur me fjalët: «Mezi pres të të takoj, vogëlushi im. Ti je tashmë e gjithë bota ime».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →