Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

22 vjet burgim për vrasjen e fqinjit në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar dënim unik prej 22 vjetësh burgim për të pandehurin A.N. lidhur me ngjarjen e vitit 2022.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Një dënim unik prej 22 vjetësh burgim është caktuar ndaj të pandehurit A.N. nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë, pasi u shpall fajtor për tri vepra penale, ku përfshihen vrasja dhe vrasja e rëndë në tentativë. Trupi gjykues për këtë çështje është kryesuar nga Musë Povataj, me anëtarë Veton Ademajn dhe Shaqë Currin.

22 vjet burgim për vrasjen e fqinjit në Klinë
Foto: botasot.info

Sipas aktgjykimit, për veprën penale të vrasjes janë caktuar 19 vjet burgim, për vrasjen e rëndë në tentativë pesë vjet, ndërsa për mbajtjen, kontrollin ose posedimin e paautorizuar të armëve një vit. Pas shqiptimit të dënimeve individuale, gjykata ka caktuar dënimin unik. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e armëve dhe municionit të sekuestruar, kurse paraburgimi ndaj të dënuarit vazhdon deri në marrjen e formës së prerë të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi unik i shqiptuar.

M.A. dyshohet se u vra nga fqinji i tij në prill të vitit 2022. Vrasjes dyshohet se i parapriu një zënkë mes disa familjarëve të viktimës dhe të dyshuarit, që eskaloi në rrahje. Në kohën kur ndodhi vrasja, një familjar i të dyshuarit po intervistohej nga policia në cilësinë e viktimës për rrahje.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 25 kamera →