Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës

Erza Limani ka dëshmuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për natën e rënies së Maria Clarës nga dritarja e hotelit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar rigjykimi ndaj Endrit Nikës, ku ka dëshmuar Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit «Sonoma». Ajo ka rrëfyer ngjarjet e natës kritike kur Maria Clara kishte rënë nga dritarja e hotelit.

Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës
Foto: albeu.com

Limani ka deklaruar se ishte në ndërrimin e natës, të cilin e kishte nisur në orën 23:00. Sipas dëshmisë së saj, ajo kishte parë Nikën dhe vajzën duke hyrë në hotel pas mesnate, pa vërejtur ndonjë gjë të dyshimtë në sjelljen e tyre. Rreth orës 02:00, ajo ka dëgjuar një krismë të fuqishme dhe ka dalë jashtë, ku ka parë vajzën e shtrirë në tokë me xhama, kornizën e dritares dhe atlete përreth.

Dëshmitarja ka treguar se menjëherë kishte telefonuar Ramiz Nuhën që ndodhej në katin sipër. Kur i ishte afruar vajzës, ajo ishte ende gjallë dhe kishte kërkuar ujë. Më pas në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe Endrit Nika, të i cili Limani ia kishte dhënë një shishe me ujë që e kishte në dorë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →