Publikohen fotoja dhe videoja e të dyshuarit për marrjen e kuletës në Ferizaj
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që dyshohet se mori kuletën e humbur.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
FERIZAJ — Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë dhe videon e një personi, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij, pasi dyshohet për veprën penale «shpërdorim i pasurisë së huaj». Rasti dyshohet se ka ndodhur me datën 11.09.2026, në rrugën “Qamil Ilazi”, në Ferizaj.
Sipas Policisë, dyshohet se i dyshuari në mënyrë të kundërligjshme ia ka marrë pasurinë e luajtshme personit tjetër, të cilit i kishte rënë kuleta. Publikimi është bërë me autorizim të prokurorit të Shtetit, me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të tij.
Qytetarët që kanë ndonjë informacion për të ndihmuar në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi luten ta njoftojnë Policinë përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”, ndërsa është theksuar se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Lexo edhe
Më shumë →
Ndërprerje e ujit në Ferizaj
· 1 min