← Maqedoni
Live · Maqedoni · 00:26 · 20 Korrik 2026

Pse u zbulua laboratori i drogës në Hagë?

Policia arrestoi 4 persona dhe evakuoi dhjetëra familje pasi zbulimit të një laboratori për prodhimin e drogës sintetike

— Banorët e dhjetëra shtëpive në një lagje të Hagës u detyruan të evakuoheshin si masë paraprake, pasi policia zbuloi një laborator për prodhimin e drogës sintetike. Ky është evakuimi i dytë i zonës brenda 24 orëve. Sipas disa mediave holandeze, afërsisht 150 banorëve të rrugës iu kërkua fillimisht të largoheshin, në mënyrë që ekipet e policisë të trajnuara posaçërisht të mund të hiqnin rezervuarët që përmbanin 500-750 litra materiale potencialisht të rrezikshme të vendosura jashtë laboratorit.

Sa i përket hetimeve të policisë për laboratorin e paligjshëm, ato çuan në arrestimin e katër burrave, të moshës 34 deri në 71 vjeç. Sipas gazetës De Volkskrant, laboratori besohet të ketë qenë një vend për prodhimin e substancës MDMA dhe pilulave “ekstazi”.

Burim: Shenja,
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën