Baraliu: seanca konstituive mund të pritet deri në 30 ditë pas certifikimit
Mazllum Baraliu thotë se afati maksimal për thirrjen e seancës së parë është 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore
Mazllum Baraliu, njohësi i çështjeve Kushtetuese, thotë se mosthirrja e seancës konstituive deri më tani lidhet me përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike mes partive. Ai shprehet se afati maksimal për thirrjen e seancës së parë është 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Baraliu ka theksuar se çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të jetë pjesë e marrëveshjes politike që në fillim. “Çështja e presidentit duhet të jetë prioritet në një marrëveshje, e pastaj të bëhet Qeveria dhe Kuvendi”, është shprehur Baraliu.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA