Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Kur fillon testimi i informatizuar për portalin Mësues për Shqipërinë?

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije lajmin për procesin që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore deri më 28 gusht

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË, 20 korrik — Testimi i informatizuar për kandidatët e portalit “Mësues për Shqipërinë” nis nesër, 21 korrik, dhe do të vijojë deri më 28 gusht. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije lajmin, ndërsa shtoi se procesi do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), sipas kalendarit të përcaktuar për secilin profil.

Kur fillon testimi i informatizuar për portalin Mësues për Shqipërinë?
Foto: Mirela Kumbaro-Furxhi (cropped) / Wikimedia Commons

Kumbaro u bëri thirrje mësuesve kandidatë që të verifikojnë paraprakisht datën, orën dhe profilin përkatës në kalendarin zyrtar të publikuar nga institucioni, në mënyrë që të paraqiten sipas planifikimit.

Testimi i informatizuar është pjesë e procedurave të Portalit “Mësues për Shqipërinë”, përmes të cilit realizohet përzgjedhja e kandidatëve për sistemin arsimor parauniversitar.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme