Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Vreshtarët e Rahovecit në vështirësi për shitjen e rrushit, çmimi i ulët

Vjelja e rrushit në Rahovec ka nisur me sfida për fermerët për shkak të kostove të larta dhe çmimeve të ulëta në treg.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

RAHOVEC — Vreshtarët e komunës së Rahovecit kanë filluar vjeljen e rrushit të tryezës, duke u përballur me kosto të larta prodhimi dhe çmime të ulëta në treg. Ata thonë se këtë vit e përcollën mjaft vështirësi këtë kulturë dhe tani nuk ka shitje të duhur.

Foto: telegrafi.com / telegrafi.com
Foto: telegrafi.com / telegrafi.com

Enver Sokoli, i cili ka të mbjellë katër hektarë vreshta, thotë se prodhimi është i mirë, por shpenzimet janë të mëdha. Ai përmend se qeveria jep 54 euro për 15 litra naftë për një hektar, ndërsa për stërpikje nevojiten 7 deri në 10 herë. Ai shton se një punëtor merr 50 euro mëditje dhe për një operacion duhen minimumi 7 punëtorë.

Kadri Canziba, i cili ka të mbjellë rrush të verës, thotë se prodhimin e ka të kontraktuar në veraritë e Rahovecit, por ende nuk e di çmimin që do të ofrojë kompania. Drejtori i bujqësisë në komunën e Rahovecit, Behar Thaqi, thotë se çmimi dhe tregu mund të negociohen vetëm nga ministria përmes Entit të vreshtarisë, pasi komuna nuk ka kapacitete për të ofruar shumë ndihmë.

Kryetari i shoqatës së vreshtarëve, Habib Dina, përmes postës elektronike thotë se vreshtarët kërkojnë formimin dhe funksionalizimin e Këshillit Kombëtar.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme