Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Danimarka miraton skemën e re të punës, kosovarët mbesin jashtë

Danimarka do të nisë një skemë të re për lejet e punës nga 1 janari 2027, por kosovarët mbesin të përjashtuar.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Danimarka do të nisë një skemë të re për lejet e punës nga 1 janari i vitit 2027, e cila ofron një pagë minimale më të ulët për vendet e punës që mbulohen nga marrëveshjet kolektive. Parlamenti danez, Folketingu, e miratoi këtë ligj më 3 shtator 2026, ndërsa Agjencia Daneze për Rekrutim Ndërkombëtar dhe Integrim e njoftoi datën e fillimit më 13 tetor 2026.

Danimarka miraton skemën e re të punës, kosovarët mbesin jashtë
Foto: telegrafi.com

Skema e Marrëveshjes Kolektive u mundëson kompanive të punësojnë punëtorë të huaj nëse vendi i punës paguan të paktën 322,000 korona daneze në vit. Për t'u kualifikuar, punëtori duhet të ketë një ofertë ose kontratë pune nga një kompani e certifikuar, të fitojë shumën e caktuar, të punojë në një pozitë të mbuluar nga marrëveshja kolektive dhe të jetë shtetas i një vendi që figuron në listën e qeverisë.

Megjithatë, kosovarët janë të përjashtuar nga kjo mundësi. Sipas shkrimeve të gazetës The Financial Express, punëtorët duhet të jenë shtetas të njërit prej 16 vendeve që ndahen në tri grupe, ku bëjnë pjesë shtetet nga dhjetë vendet jashtë Bashkimit Europian me renditjen më të lartë sipas investimeve, vendet që negociojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe vendet me marrëveshje dypalëshe për mobilitetin. Për shkak se Kosova nuk e ka marrë ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, qytetarët e saj nuk përfshihen në listë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme