Procesohen pagesat e asistencës sociale për muajin tetor
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë procesuar pagesat për përfituesit e asistencës sociale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë procesuar pagesat e asistencës sociale për muajin tetor. Ky institucion ka konfirmuar përmes një njoftimi se pagesat për këtë kategori janë proceduar, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje të tjera shtesë rreth këtyre transaksioneve.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin shtator të këtij viti nga asistenca sociale kanë përfituar gjithsej 14.664 familje. Për mbulimin e këtyre familjeve gjatë atij muaji janë ndarë afërsisht 2.17 milionë euro.