Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Si funksiononte rrjeti i falsifikimit që sekuestroi 50 mijë euro dhe armë pa leje?

Tre zyrtarë u arrestuan në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren pas operacionit të koordinuar të DHKEK-së.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

PRISHTINË — Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), arrestoi tre të dyshuar meshkuj kosovarë në një operacion të koordinuar në tri qytete, pas një pune hetimore disamujore.

Si funksiononte rrjeti i falsifikimit që sekuestroi 50 mijë euro dhe armë pa leje?
Foto: Markus Spiske / Pexels

Me datën 17 qershor 2026, DHKEK ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj, në koordinim me prokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe në bashkëpunim me njësitë tjera policore. Urdhërkontrollet janë kryer në tri lokacione të ndryshme në regjionet e Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive relevante për rastin. Dyshohet se personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin arritur të falsifikojnë dokumente të ndryshme përmes kryerjes së veprave penale.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë sekuestruar përkohësisht rreth pesëdhjetë mijë euro para kesh (vlera e përgjithshme), një veturë, një armë zjarri pa leje, dy shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobilë dhe disa dëshmi-autorizime-kontrata dhe dokumente të ndryshme që do të shërbejnë si pjesë e provave në rast.

Të dyshuarit e arrestuar janë shoqëruar në zyrat e njësisë përkatëse për intervistim. Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar (Neni 414), falsifikim dokumentesh (Neni 390) dhe legalizim të përmbajtjes së rreme (Neni 395) të KPRK-së. Të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme