Diplomacia ekonomike dhe stabiliteti në fokus të takimit Konjufca-Prattipati
Zëvendëskryeministri i parë Glauk Konjufca priti në takim E Ngarkuarën me Punë të ShBA-së, Anu Prattipati.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me E Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Takimi vjen pas bisedave të mëparshme mbi partneritetin dhe sigurinë rajonale.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, palët kanë shqyrtuar prioritetet kryesore të partneritetit mes dy vendeve, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit diplomatik. Gjatë bisedës janë trajtuar gjithashtu çështje që lidhen me avancimin e interesave të përbashkëta në fushën e diplomacisë ekonomike, stabilitetin rajonal dhe sigurinë.