Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:33 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa SHQ

Temperaturat arrijnë deri në 41°C — Elbasani dhe Berati qarqet më të nxehta

Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, me vlera maksimale që pritet të arrijnë deri në 41°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit

Redaksia ZHURMA 07:49 Përditësuar 10:20 1 min lexim
Temperaturat arrijnë deri në 41°C — Elbasani dhe Berati qarqet më të nxehta
FOTO · Foto: Elbasan, Albania - Vista, October 2022 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Shqipëria do të jetë edhe sot nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, pa ndikim në kushtet e përgjithshme atmosferike.

Temperaturat do të mbeten shumë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Në Gjirokastër termometri do të shënojë deri në 40°C, ndërsa në Fier deri në 38°C.

Në bregdet, temperaturat maksimale do të variojnë nga 36°C në Sarandë deri në 37°C në Vlorë, ndërsa në Korçë priten deri në 34°C. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa herë pas here në zonat bregdetare dhe në lugina do të forcohet deri në 10 m/s. Deti parashikohet të jetë i qetë, me valëzim 1-2 ballë.

Burim: Ora News
— Redaksia ZHURMA

Komentet