← kosove
Live · kosove · 08:37 · 22 Korrik 2026

IHMK lëshon alarmin portokalli: stuhi, breshër dhe erëra të forta sot në gjithë Kosovën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës lëshon paralajmërim portokalli

— Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e Kosovës, duke njoftuar se gjatë ditës së sotme priten stuhi të fuqishme me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.

Sipas njoftimit të IHMK-së, paralajmërimi do të jetë në fuqi nga ora 00:00 deri në 23:59 (GMT+2). Instituti bën të ditur se zhvillimet e fuqishme konvektive mund të shkaktojnë rreziqe të konsiderueshme për qytetarët dhe infrastrukturën.

Ndër pasojat e mundshme përmenden goditjet e rrufesë me rrezik për njerëzit dhe kafshët, dëmtimet në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike, pengesat në telekomunikacion, përmbytjet e shpejta lokale në zonat me reshje intensive, si dhe dëmtimet në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore nga breshëri dhe erërat e forta.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike apo objekteve metalike, të mbrojnë automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.

Burim: Insajderi

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën