Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Punëtori nga Kosova bie nga skela në Gjermani dhe dërgohet me helikopter

Një 24-vjeçar u rrëzua nga lartësia e katit të dytë gjatë punimeve në Gjermani dhe u transportua në spital me helikopter.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një 24-vjeçar nga Kosova ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga një skelë në një objekt ndërtimi në Wilburgstetten të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën pasdite, më 24 tetor, gjatë punimeve në fasadën e një ndërtese të re, ndërsa i riu po punonte së bashku me një koleg në lartësinë e katit të dytë.

Punëtori nga Kosova bie nga skela në Gjermani dhe dërgohet me helikopter
Foto: tetovasot.com

Platforma e skelës u shkëput papritur, duke bërë që punëtori të bjerë në tokë dhe të pësojë një plagë të hapur në pjesën e ballit si dhe një lëndim në kanalin e veshit. Sipas policisë, ai humbi përkohësisht vetëdijen por u përmend më vonë, kurse kolegu i tij ndodhej në anën tjetër të ndërtesës dhe dëgjoi vetëm rënien.

Për shkak të lëndimeve, i riu u transportua me helikopter të emergjencës në Spitalin Universitar të Augsburgut. Mjeku i emergjencës përjashtoi rrezikun për jetën, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik Prishtinë 27 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme