Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

BE: Mungesa e progresit në dialog sjell kosto politike e ekonomike

Komisioni Evropian thekson në draftraporte se dialogu mbetet kusht kyç për Kosovën dhe Serbinë, duke paralajmëruar pasoja nga ngecja e procesit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Draftraportet vjetore të Komisionit Evropian, të cilat prite të publikohen më 4 nëntor, vlerësojnë se dialogu mbetet një parakusht i rëndësishëm për avancimin e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa paralajmërohet se mungesa e rezultateve do të ketë kosto politike dhe ekonomike. Serbia kritikohet se ka shkelur detyrimet përmes lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës dhe Interpoli, si dhe për mungesën e hapave për llogaridhënie lidhur me sulmin në Banjskë të kryer në shtator të vitit 2023.

BE: Mungesa e progresit në dialog sjell kosto politike e ekonomike
Foto: gazetablic.com

Në dokument theksohet gjithashtu se retorika nxitëse e zyrtarëve serbë ka dëmtuar normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa situata në veri të vendit përshkruhet si e qetë, por ende e brishtë. Nga ana e Kosovës, drafti përmend veprime të përsëritura në kundërshtim me detyrimet e dialogut, përfshirë aksionet policore ndaj strukturave të mbështetura nga Serbia, të cilat u kërkohet të trajtohen sipas marrëveshjeve dhe ligjeve vendase e jo përmes masave të njëanshme.

Komisioni Evropian vëren se nuk është shënuar përparim në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fton Prishtinën ta nisë këtë proces, teksa kërkon edhe konsultime të strukturuara me serbët e Kosovës dhe bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së. Sa i përket urës mbi lumin Ibër, vlerësohet se ajo duhet të hapet përmes një koordinimi më të madh mes komunave dhe institucioneve qendrore, ndërkohë që funksionimi i institucioneve vazhdon të pengohet nga fragmentimi politik.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme