Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

N.H.I.: Më vodhën pistoletën Glock në Çair

Një 74-vjeçar ka denoncuar në polici vjedhjen e armës nga automjeti i tij në Shkup.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një 74-vjeçar nga Shkupi ka paraqitur në polici vjedhjen e një pistolete të markës «Glock», e cila sipas denoncimit është marrë nga automjeti i tij transportues në territorin e komunës së Çairit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve de Brendshme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 25 tetor, rreth orës 03:30 të mëngjesit, ndërsa rasti është raportuar pesë ditë më vonë, më 30 tetor, në orën 20:30, në SPB Shkup.

N.H.I.: Më vodhën pistoletën Glock në Çair
Foto: shenja.tv

Pronari ka deklaruar se automjeti transportues nga i cili është marrë arma nuk kishte qenë i kyçur. Autoritetet policore njoftojnë se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin e personit përgjegjës dhe gjetjen e armës së vjedhur.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme