Policia në Gjermani kap në flagrancë kosovarin që bllokoi autobusin
Një 37-vjeçar nga Kosova është kapur nga policia pasi dyshohet se i bllokoi rrugën një autobusi në Gjermani.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një ngjarje e pazakontë në trafik ka ndodhur në qytetin Pfarrkirchen të Gjermanisë, ku një 37-vjeçar nga Kosova dyshohet se i ka bllokuar qëllimisht rrugën një autobusi urban. Sipas raportit të policisë vendase, rasti është regjistruar më 29 tetor, rreth orës 15:00, në sheshin Stadtplatz.
Në kohën e incidentit, 37-vjeçari nga Triftern po drejtonte një veturë, ndërsa autobusi po drejtohej nga një 41-vjeçar, i cili po ashtu është shtetas i Kosovës. Për shkak të hapësirës së kufizuar në rrugë, të dy drejtuesit u detyruan të ndalonin, pas së cilës shoferi i veturës iu afrua autobusit dhe ia bllokoi vazhdimin e rrugës.
Një patrullë e policisë ndodhej rastësisht menjëherë pas autobusit dhe e kishte vërejtur drejtpërdrejt incidentin në flagrancë. Autoritetet gjermane kanë nisur një procedurë penale ndaj 37-vjeçarit nën dyshimin për detyrim të paligjshëm në trafik, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.