Pse deklarata e Rizvanollit për gazin rus quhet mashtruese?
A vërtetë Kosova s’ka lidhje me gazin rus, siç tha ministrja e Ekonomisë?
PRISHTINË — Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur "mashtruese" deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për moslidhjen e Kosovës me gazin rus.
Hoti thekson se Kosova importon energji elektrike nga vende që e përdorin gazin rus për ta prodhuar atë. "Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për energji. Por, importon energji nga vende që prodhojnë energji duke përdorur gazin rus", shkroi ai. Kjo, sipas tij, e bën deklaratën e Rizvanollit të pasaktë.
*Burim: Gazeta Express*
*— Redaksia ZHURMA*
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.