Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Protestë shqiptaro-amerikane para OKB-së pas dënimeve të Hagës

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë të martën para OKB-së në New York, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar një protestë për të martën, më 22 shtator, para ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York. Tubimi, i thirrur nga pjesëtarë të komunitetit, do të nisë në orën 18:00 dhe do të mbahet në Dag Hammarskjöld Plaza, në East 47th Street, mes 1st dhe 2nd Avenue.

Foto: ekonomiaonline.com
Foto: ekonomiaonline.com

Protesta vjen pas dënimeve në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale më 16.09.2026. Sipas njoftimit të platformës “Liria ka Emër”, protesta është thirrur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

“Një popull – një histori – një drejtësi – një e ardhme më e ndritshme”, thuhet në materialin e publikuar për protestën.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme