Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse u privua një 16-vjeçar nga liria në Saraj?

Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një përleshjeje fizike mes dy të miturve para një objekti hotelierik në Saraj të Shkupit

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Një i mitur 16-vjeçar është privuar nga liria pasi dyshohet se me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një 14-vjeçari në Saraj të Shkupit. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 korrik, rreth orës 15:00, pas një përleshjeje fizike mes dy të miturve para një objekti hotelierik në Saraj.

Pse u privua një 16-vjeçar nga liria në Saraj?
Foto: Ilustrim · Police Line Curb Police Tape 3912300267 8c2b94756f o (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Pas një kohe të shkurtër, dy të miturit janë takuar sërish pranë një objekti tregtar, ku 16-vjeçari dyshohet se ka sulmuar me një send të mprehtë 14-vjeçarin, duke i shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur dhe i ka shkaktuar lëndim me një send të fortë.

Policia ka bërë të ditur se 16-vjeçari është ndaluar në orët e para të ditës së sotme dhe është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit dhe avokatit. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tij pritet të paraqitet kallëzim penal.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme