VLEN: Gjashtë policë të suspenduar pas dhunës ndaj dy të rinjve në Saraj
Institucionet nisën procedurat disiplinore ndaj gjashtë efektivëve pas publikimit të pamjeve të dhunës ndaj dy të rinjve nga Saraji.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjashtë policë janë suspenduar dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat disiplinore pas dhunës së ushtruar ndaj dy të rinjve nga Saraji, ndërsa procedurat e mëtejshme udhëhiqen nga Prokuroria pasi MPB-ja ka kryer pjesën e saj të punës.
Sipas koalicionit VLEN, uniforma është krijuar për të mbrojtur qytetarin dhe asnjë dyshim nuk e arsyeton keqtrajtimin. Pas publikimit të pamjeve, nga VLEN u deklarua se opozita shqiptare tentoi ta kthente rastin në betejë politike dhe të nxisë tensione ndëretnike, ndërsa u përmendën edhe ngjarje të kaluara nga qeverisja e deritanishme e BDI-së.