Vazhdo leximin
e diel, 18 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Incident me armë zjarri në Saraj, plagoset një person në veturë

Një person mbetet i plagosur në dorë pas të shtënave me armë zjarri ndaj veturës së tij në fshatin Saraj të Shkupit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Saraj të Shkupit, ku një person ka mbetur i lënduar pasi është qëlluar në drejtim të automjetit të tij. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar në SPB Shkup më 18 tetor 2026, në orën 09:50. Denoncuesi M.I. ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në afërsi të një marketi, ndërkohë që ai po qëndronte brenda një veture të tipit “Touran”. Nga xhamat e dëmtuar të automjetit si pasojë e të shtënave, drejtuesi ka pësuar lëndime në dorë.

Incident me armë zjarri në Saraj, plagoset një person në veturë
Foto: telegrafi.com

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë nëpunës policorë, të cilët kanë kryer verifikimet e nevojshme dhe kanë gjetur katër gëzhoja nga municioni i pistoletës. Për ngjarjen është njoftuar edhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme. Autoritetet policore bëjnë të ditur se po ndërmerren masa intensive për identifikimin, gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 24 kamera →