Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ndërtimi i rrethrrotullimit pritet t'i jepë fund ngarkesës në Saraj

Një projekt i ri prej rreth shtatë milionë eurosh parashikon rrethrrotullim, urë të re dhe bulevard në hyrje të Sarajit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ngarkesa e madhe e trafikut në hyrje të Sarajit, për të cilën banorët janë ankuar ndër vite, pritet të adresohet përmes ndërtimit të një rrethrrotullimi, një ure të re dhe një bulevardi. Për këtë projekt janë paraparë rreth 7 milionë euro, ndërsa pritet të nisë procedura e prokurimit publik. Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se gjatë realizimit të projektit mund të ketë edhe rrënim ose dislokim të objekteve që ndodhen në trasenë e planifikuar.

Foto: portalb.mk
Foto: portalb.mk
Video · YouTube ↗

Banorët e zonës theksojnë se rrethrrotullimi është i domosdoshëm për shkak të trafikut të ngarkuar dhe mungesës së një lidhjeje direkte drejt Kondovës, e cila i detyron shoferët të bëjnë rrugë shtesë dhe krijon tollovi të mëdha.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme