Kur parashikohet moti i kthjellët?
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon kushte atmosferike të qëndrueshme në pjesën më të madhe të territorit
— TIRANË, 15 korrik — Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare kalimtare.
Pas orëve të mesditës mot i kthjellët. Reshje të dobëta shiu në formë pikash në veri e verilindje. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.