Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
02:42 Elvana Gjata tërheq vëmendjen me fustan shumëngjyrësh pranë pishinës02:35 Dy të dyshuar turq arrestohen për plagosjen e kosovarit në Mynih02:32 Aksident i rëndë në Gostivar–Mavrovë, dyshohet për viktima02:21 Isufaj takojë Prattipatin dhe Hargreavesin, diskutohet sundimi i ligjit02:17 Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra zjarri, 5 ende aktive, pa rrezik për banesa02:10 Mbappë këmbëngul favoritë për Topin e Artë, pretendon sezonin më të mirë individual02:05 Pussycat Dolls nisin turneun PCD Forever në Oslo, me probleme shitje biletave00:50 Kim nga Indonezia: Këngët popullore më ndihmuan të mësoja shqipen00:45 Stadiumi i Librazhdit gati për Kategorinë e Parë00:43 Flamuri amerikan në godinën qeveritare, mesazhi kundër harresës për 11 Shtatorin
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Viral & Showbiz BOTA

Pse do të shoqërohet finalja e Kupës së Botës 2026 nga një ceremoni spektakolare?

FIFA njoftoi se këngëtarët Laura Pausini, Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams do të performojnë përpara ndeshjes finale.

Redaksia ZHURMA 08:13 Përditësuar 07:19 1 min lexim
Pse do të shoqërohet finalja e Kupës së Botës 2026 nga një ceremoni spektakolare?
FOTO · Foto: Kevin Payravi / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

NJU JORK, 15 korrik — Finalja e Kupës së Botës 2026 do të shoqërohet nga një ceremoni spektakolare mbyllëse me pjesëmarrjen e disa prej emrave më të njohur të muzikës dhe kinemasë botërore. FIFA njoftoi se këngëtarët Laura Pausini, Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams do të performojnë përpara ndeshjes finale, ndërsa në skenë do të ngjitet edhe ylli i YouTube, IShowSpeed.

Sipas FIFA-s, edhe aktori i famshëm Tom Cruise do të jetë pjesë e ceremonisë, e cila do të rikujtojë momentet më të spikatura të turneut të parë me 48 skuadra, të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada që nga 11 qershori.

Ceremonia do të nisë 90 minuta përpara fillimit të finales, e cila do të luhet në stadiumin MetLife në East Rutherford, Nju Xhërsi, me fillim në orën 15:00 sipas kohës lokale (19:00 GMT). Fituesja e çmimeve “Oscar”, “Grammy”, “Emmy dhe Tony”, Jennifer Hudson, do të interpretojë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës para fillimit të ndeshjes.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, finalja do të përfshijë edhe një spektakël në pushimin mes pjesëve. Në shfaqjen 11-minutëshe do të performojnë emra të njohur të muzikës botërore, përfshirë Madonna, Shakira, Justin Bieber, grupin Coldplay dhe yjet e K-pop-it BTS.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/15/boterori-2026-yjet-e-muzikes-dhe-kinemase-do-te-elektrizojne-finalen/
— Redaksia ZHURMA

Komentet