Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:56 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
15:54 Diskriminimi dhe bllokimi i fondeve për shqiptarët në Luginë të Preshevës15:49 Mjallaq Përgjika i shpëton operacionit të forcave RENEA në Korçë15:44 Bleona Qereti ekspozon format trupore në pushimet luksoze15:34 Bilanc tragjik, dhjetëra të vrarë pas sulmit rus me dron pranë Kievit15:29 BIK kërkon hetimin e dokumentit Top Sekret në dosjen e Shehollit15:25 Tubim në Hagë: "Liria ka Emër" zbulon orarin për aktgjykimin15:19 Shpati Zekaj mposht grekun Mylonelis dhe synon bronzin15:14 Valbona Mhilli rikthehet në ekran dhe merr drejtimin e emisionit Vila2415:04 Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra zjarri aktive në vend, problematike në Dajt e Bulqizë15:00 Sulme me dronë rusë në Ukrainë, dhjetëra viktima dhe të plagosur
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Ekonomi KOS

Sa përdorues kanë telefoninë fikse në Kosovë?

Numri i përdoruesve të telefonisë fikse në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajit maj 2026, duke arritur në 70.816 përdorues, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Redaksia ZHURMA 14:05 Përditësuar 17:22 1 min lexim
Sa përdorues kanë telefoninë fikse në Kosovë?
FOTO · Foto: 20251214 Uniden AS8401 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Numri i përdoruesve të telefonisë fikse në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajit maj 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndonëse trafiku i realizuar përmes këtij rrjeti ka pësuar rënie. Kështu thuhet në publikimin më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, përcjell nga RTV21.

Sipas ASK-së, në muajin maj numri i përdoruesve të rrjetit të telefonisë fikse arriti në 70.816, që paraqet një rritje prej 3,4 për qind krahasuar me majin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 68.478 përdorues. Në anën tjetër, trafiku i realizuar në telefoninë fikse ra me 4,1 për qind. Gjatë majit 2026 u regjistruan 1.789.637 minuta komunikim, krahasuar me 1.866.512 minuta në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërkaq, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) në këtë periudhë ishte 1 516 860 ose 2.72 % më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 318 946 mije ose 1.65 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bie numri i fluturimeve udhëtarëve me avion Ndërsa, sipas ASK-së, sektori i transportit ajror ka shënuar rënie të numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. ASK njofton se gjatë muajit maj janë realizuar 1 mijë 99 fluturime, ose 6 për qind më pak se në maj të vitit 2025.

Burim: RTV21, https://rtv21.tv/ask-rritet-numri-i-perdoruesve-te-telefonise-fikse-ne-kosove-mbi-70-000-perdorues/
— Redaksia ZHURMA

Komentet