Zhurma Press E Hënë · 31 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:08 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
01:03 Aksident me monopatinë në Vlorë, i riu përfundon në spital00:48 Kida kurorëzojë dashurinë me partnerin Ajbin më 1 shtator00:42 Zjarret djegin 10,828 hektarë, eksperti kritikon mungesën e parandalimit00:42 Përfundojnë punimet për efiçiencë energjetike në dy shkolla të Prishtinës00:39 Dritat e fikura ndërpresin Teuta-Tirana, tifozët kërkojnë largimin e Ramës00:28 Autostrada Shkup-Bllacë në ndërtim, shpronësimi vazhdon paralelisht00:23 Drejtori i shkollës në Nepal shpëtoi 900 nxënës nga përmbytjet00:13 Leboeuf: Barcelona të zgjedhë Osimhenin para Alvarezit00:11 Jonida Vokshi konfirmon largimin nga BBVK, i uron suksese Alaudinit dhe Olsës23:53 Rritet fluksi i pacientëve në emergjencën e Gjakovës nga temperaturat e larta
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë KOS

Pse Baraliu thotë se partitë duhet të reflektojnë?

Profesori i së Drejtës Kushtetuese thotë se ekziston shpresa për bashkëpunim që mundëson formimin e institucioneve të reja të vendit

Redaksia ZHURMA 08:11 Përditësuar 17:18 1 min lexim
Pse Baraliu thotë se partitë duhet të reflektojnë?
FOTO · Ilustrim · Ballot dropped into ballot box 2024 Swedish EU election at Stångenässkolan, Brastad 2 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se pavarësisht sjelljeve të deritanishme të liderëve politikë, ende ekziston shpresa për arritjen e një bashkëpunimi që do të mundësonte formimin e institucioneve të reja të vendit. Baraliu thotë se partitë politike duhet ta lexojnë mesazhin që ua kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet e fundit dhe të reflektojnë në interes të shtetit, e jo të interesave partiake.

“Duke u bazuar në sjelljet e mëparshme, të paktën gjatë një viti e gjysmë, të këtyre liderëve dhe subjekteve politike, që sot thonë diçka e të nesërmen diçka tjetër, nuk është për të besuar shumë. Përkundër këtij fakti, unë jam i prirur të besoj që po, ka shpresa dhe duhet të ketë shpresë për bashkëpunim dhe për formimin e institucioneve.

Baraliu shton se dërgimi i vendit në zgjedhje të reja do ta dëmtonte edhe më tej besimin e qytetarëve në procesin demokratik. “Të shkuarit edhe në një palë zgjedhje të tjera do ta humbiste pothuajse në tërësi legjitimitetin e këtyre partive politike dhe do ta degradonte në masa të konsiderueshme, deri në absurd, kuptimin e demokracisë elektorale.

Profesori Baraliu konsideron se ekziston më shumë afinitet për bashkëpunim ndërmjet fituesit të zgjedhjeve dhe LDK-së, ndërsa nuk përjashton as mundësinë e reflektimit institucional nga deputetë të partive të tjera. “Siç duket, ka më shumë afinitet mes fituesit të zgjedhjeve dhe LDK-së, e cila tashmë ka një numër më të madh deputetësh.

Baraliu paraqet edhe dy opsione që, sipas tij, mund të çojnë drejt zhbllokimit të situatës politike. “Varianti tjetër është të ketë një tryezë politike të përbashkët ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë për ta diskutuar dhe për të mbajtur një qëndrim. Për presidentin do të duhej të gjendej një kompromis rreth një figure konsensuale.

— Burim: Gazeta Dukagjini, https://www.dukagjini.com/
— Redaksia ZHURMA

Komentet