Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Mickoski: Të shohim me kë ka komunikuar zjarrvënësi i ambasadës bullgare

Çfarë po fshehet pas sulmit ndaj automjeteve pranë Ambasadës bullgare në Shkup?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Kryeministri Hristijan Mickoski njofton se personi që dyshohet se i vuri zjarrin dy automjeteve pranë Ambasadës bullgare vazhdon të merret në pyetje. "Pajisjet e komunikimit janë konfiskuar, le të shohim nëse ai mund të ketë pasur komunikim gjatë kësaj periudhe dhe me kë", tha Mickoski, duke shtuar se "nuk do të nxitohesha të bëja ndonjë kualifikim nga fqinji ynë lindor".

Mickoski: Të shohim me kë ka komunikuar zjarrvënësi i ambasadës bullgare
Foto: Wikimedia Commons

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një 44-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Atij i është shqiptuar dënimi me 8 ditë paraburgim. Mickoski e dënoi fuqishëm incidentin dhe pret që gjithçka pas tij të sqarohet.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme