KSHZ rrëzon kërkesën për rivotim në Çellopek të Bërvenicës
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hedhur poshtë ankesën e OBRM-PDUKM-së për vendvotimin 2038, duke paralajmëruar shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Komunal Zgjedhor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hedhur poshtë ankesën e OBRM-PDUKM-së lidhur me vendvotimin 2038 në Çellopek të Bërvenicës dhe kërkesën për rivotim. Anëtarët e KSHZ-së u dakorduan se duhet t'u jepet paralajmërim për shkarkim anëtarëve të Këshillit Komunal Zgjedhor për shkak të shkeljeve gjatë plotësimit të procesverbalit.
Në këtë vendvotim votuan gjithsej 404 persona, ku Arkin Jahiji i AKI-së mori 319 vota, kurse kundërkandidati Stojanço Radojçevski mori 13 vota. Në Komunën e Bërvenicës më 1 nëntor u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku qytetarët votuan ndërmjet dy kandidatëve më të votuar nga rrethi i parë, ku Arkin Jahiji nga AKI mori 4.442 vota ndërsa Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE mori 4.177 vota.