Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Rreth 47 gra kërkuan ndihmë në polici brenda një javë pas vrasjes së Arlindës

Statistikat tregojnë qindra raste të dhunës në familje, ndërsa kryeqyteti prijë me numrin e viktimave gra.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, e cila u godit për vdekje me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, raportet e Policisë së Kosovës dëshmojnë se rreth 47 gra kërkuan ndihmë nga institucionet e rendit brenda gjashtë ditësh, nga 26 tetori deri më 2 nëntor. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Kiks Kosova, në këto raste të dhunës fizike apo psikike prijshin ish-bashkëshortët, ndërsa u regjistruan edhe ngjarje të tjera, si një rast në Viti ku vëllau ndihmoi dhëndrin t'ia rrah motrën, si dhe dëbimi me forcë i një gruaje me foshnjë nga shtëpia prej një burri prishtinas më 29 tetor.

Rreth 47 gra kërkuan ndihmë në polici brenda një javë pas vrasjes së Arlindës
Foto: demokracia.com
Video · YouTube ↗

Krahas raporteve ditore, Policia e Kosovës ka siguruar statistika për periudhën nëntëmujore nga janari deri në shtator të vitit 2026, gjatë së cilës janë raportuar 1626 raste me viktima gra. Prej tyre, 154 raste ishin vajza minorene të moshës zero deri në tetëmbëdhjetë vjeç, kurse 176 raste ishin të përsëritura nga gra që iu drejtuan sërish autoriteteve. Sipas shifrave zyrtare, kryeqyteti udhëheq me 550 viktima gra, i ndjekur nga Peja me 215 të tilla dhe qytetet e tjera.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme