Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Mexhiti: Nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve të parakohshme

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka mohuar kategorikisht ekzistencën e një marrëveshjeje për zgjedhje të parakohshme.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka mohuar kategorikisht çdo marrëveshje në lidhje me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Gjatë një deklarate për media pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski, ai theksoi se me kreun e ekzekutivit janë takuar për zgjidhje dhe jo për zgjedhje, duke shtuar se partnerët e koalicionit janë dakorduar që të fokusohen te puna dhe realizimi i projekteve.

Mexhiti: Nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve të parakohshme
Foto: portalb.mk

«Ne jemi në Qeveri, por jemi partnerë. Jo gjithë mendojmë njëjtë, ka momente kur mendojmë edhe ndryshe. Ka momente edhe kur përplasemi me mendime dhe qëndrime», deklaroi Mexhiti, duke shtuar se pavarësisht përplasjeve dhe kritikave të adresuara publikisht pas rezultateve zgjedhore në Bërvenicë, raporti mes partnerëve nuk është lëkundur. Sipas tij, Qeveria posedon kapacitet demokratik për t'i zgjidhur çështjet brenda saj dhe për të ecur përpara.

Në anën tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski e ka përsëritur idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në disa raste gjatë këtij viti, duke përmendur muajt shtator, maj dhe qershor, ndërsa më vonë deklaroi se dëshiron që zgjedhjet parlamentare të mbahen në vitin 2028.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme