Pse Lewandowski ndërron kontinent?
Sulmuesi polak Robert Lewandowski pritet të bashkohet me skuadrën amerikane Chicago Fire në MLS
CHICAGO — Sulmuesi polak Robert Lewandowski është shumë pranë një transferimi të ri në karrierën e tij, pasi pritet të bashkohet me skuadrën amerikane Chicago Fire në MLS. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa Lewandowski ka dhënë pëlqimin e tij për t’iu bashkuar klubit pas një vizite që kishte zhvilluar në qytet dhe te skuadra dy javë më parë.
Lewandowski është një nga lojtarët më të mirë të botës, dhe transferimi i tij te Chicago Fire do të jetë një nga më të mëdhenjtë në historinë e MLS.
Transferimi i Lewandowskit pritet të jetë i gatshëm brenda disa ditëve, dhe sulmuesi polak pritet të bëjë debutimin e tij me Chicago Fire në fillim të sezonit të ri.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.