Zhurma Press E Enjte · 01 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 06:48 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
06:45 Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: faktor politik i rëndësishëm por i padarë dhe i…06:44 Arrestuar grup me armë dhe propaganda ISIS në Shkup06:36 Studim për fëmijët dhe trashëgiminë në të drejtën kanunore shqiptare06:32 Besnik Hasi dënohet me përjashtim dhe gjobë 100 mijë lira në Turqi06:28 Rita Ora përballet me ish-menaxheren Sarah Stennett për 3.2 milionë paund06:15 Ramadani denoncon përzgjedhjen për ZRRE: qeveria nuk ka propozuar kandidatët më të mirë05:56 Emisioni postar i ri feston ngjarje historike shqiptare05:45 Kurti: Marrëveshja me LDK për Sejdiu ende vlefshme, Hoti: Ai është tërhequr05:41 Gurët në tëmth dhe yndyrat e larta, kryeshkaqe të pankreatit akut05:32 Kristale Rama publikon fotografi me Lumbardhin nga Milano, partnerja nuk konfirmohet
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport BOTA

Pse Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat për Xhakën?

Sunderlandi ka refuzuar një ofertë prej tetë milionë funtesh për Granit Xhakën, por pse?

Redaksia ZHURMA 21:55 Përditësuar 07:10 1 min lexim
Pse Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat për Xhakën?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— LONDËR — Sunderlandi ka refuzuar një ofertë të Chelseat për Granit Xhakën dhe ka bërë të ditur se mesfushori nuk është në shitje për asnjë çmim. Interesimi i Chelseat është nxitur nga trajneri i ri Xabi Alonso, nën drejtimin e të cilit Xhaka luajti dhe shkëlqeu te Bayer Leverkuseni.

Një ofertë me vlerë prej 8 milionë funtesh u bë të shtunën. Ndërsa Chelsea mendon se propozimi është i drejtë, Sunderlandi e ka konsideruar ofertën të papranueshme dhe e konsideron qasjen si mungesë respekti si për 33-vjeçarin e Zvicrës ashtu edhe për klubin.

Pasi u bashkua nga Leverkuseni verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë deri në 17.5 milionë funte, duke përfshirë bonuset, dhe u zgjodh kapiten, Xhaka ndihmoi Sunderlandin drejt kualifikimit në garat evropiane për herë të parë pas 53 vjetësh.

Kampanja e suksesshme u vulos me një fitore në shtëpi në xhiron e fundit kundër Chelseat. Ai rezultat bëri që skuadra e Londrës të përfundonte në vendin e dhjetë dhe të mbetej jashtë Evropës.

Xhaka ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe Sunderlandi ka deklaruar se nuk ka ndërmend që ta lirojë. Nga ky klub i thanë Chelseat se nuk do të pranonin oferta të mëtejshme dhe se kontrata duhet të respektohet nga të gjitha palët.

Kjo është dëshmia më e qartë deri më tani se dëshira e Chelseat për të blerë lojtarë të gatshëm nuk është vetëm fjalë. Interesimi i madh i Chelseat për qendërmbrojtësin 26-vjeçar të Crystal Palace, Maxence Lacroic, është një tjetër tregues.

Por, Chelsea është duke u përpjekur të transferojë Xhakën, mesfushorin që bëhet 34-vjeçar në shtator. Chelsea nuk kishte blerë më parë lojtar në një fazë kaq të vonshme të karrierës së tij.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Komentet