Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Pse Sami Boroci rikthehet në KF Prishtina e Re?

Boroci do të ushtrojë detyrën e Drejtorit Menaxhues dhe Sportiv në klub

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — KF Prishtina e Re ka zyrtarizuar rikthimin e Sami Borocit në klub, ku do të ushtrojë detyrën e Drejtorit Menaxhues dhe Sportiv. Boroci, një nga themeluesit e klubit dhe një prej figurave kyçe në zhvillimin e tij, rikthehet pas një viti te FC Malisheva.

Pse Sami Boroci rikthehet në KF Prishtina e Re?
Foto: Wikimedia Commons

Në njoftimin zyrtar, klubi vlerëson se Boroci ishte një nga arkitektët e projektit që, brenda pesë viteve (2020–2025), e ngjiti KF Prishtinën e Re nga rangu më i ulët i futbollit kosovar deri në elitë.

Sipas klubit, nën drejtimin e tij, Prishtina e Re u shndërrua në një model të vizionit dhe profesionalizmit në futbollin kosovar, duke kombinuar suksesin sportiv me ndërtimin e një strukture të qëndrueshme.

Me rikthimin e Borocit, drejtuesit synojnë të ndërtojnë një projekt afatgjatë dhe ambicioz, me objektiv rikthimin dhe konsolidimin e klubit në elitën e futbollit të Kosovës.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme