Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Ku do të shkojë Yan Diomande?

Pse 19-vjeçari zgjodhi Parisin dhe jo Liverpoolin?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PARIS — Yan Diomande ka vendosur që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë Paris Saint-Germain, nëse largohet nga Leipzigu gjatë këtij afati kalimtar veror. Sipas The Athletic, 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë beson te projekti i PSG-së, i udhëhequr nga presidenti Nasser Al-Khelaifi dhe këshilltari sportiv Luis Campos, ndërsa dëshiron të punojë edhe nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.

Ku do të shkojë Yan Diomande?
Foto: Bryan Berlin / Wikimedia Commons

Sulmuesi i krahut e sheh një transferim në kryeqytetin francez si mundësinë ideale për të luftuar vazhdimisht për trofe dhe për të ndërtuar një karrierë që në të ardhmen mund ta çojë deri në fitimin e Topit të Artë.

Liverpooli kishte shprehur gatishmërinë të paraqiste një ofertë që i afrohej 100 milionë eurove për shërbimet e tij, por Leipzig nuk ishte i gatshëm ta pranonte atë ofertë, pasi klubi gjerman kërkon rreth 130 milionë euro për kartonin e talentit dhe njëkohësisht po përpiqet ta bindë të rinovojë kontratën.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme