Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Kontraste kulturore mes shoqërive në Ballkan dhe Perëndim

Një vështrim mbi kontrastet kulturore, stilin e jetës dhe sjelljet e shoqërive në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet perëndimore.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Në një reportazh të realizuar gjatë një ekspedite në shtetet e Ballkanit Perëndimor, një gazetar gjerman ka vizituar disa nga kryeqendrat e rajonit, duke përfshirë Beogradin, Banjallukën, Sarajevën, Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin. Gjatë këtij udhëtimi, vëzhgimet e tij janë fokusuar te mënyra e jetesës, dukjet dhe kontrastet kulturore që vërehen në hapësirat publike të këtyre qyteteve.

Foto: tetovasot.com
Foto: tetovasot.com

Sipas përshkrimeve të gazetarit, në sheshe dhe në shëtitore, të rinjtë dhe të rejat shfaqen të veshur me veshje ekstravagante dhe sensuale. Në kafene dhe sheshe, njerëzit dalin kryesisht për të demonstruar statusin social, estetikën e trupit, pamjen dhe sensualitetin. Gjatë mbrëmjeve, personat që frekuentojnë shëtitoret dhe kafenetë duken të buzëqeshur dhe entuziastë, duke krijuar një atmosferë që ngjan me atë të dasmave apo festave pompoze. Megjithatë, një pjesë e madhe e të rinjve në shtetet e Ballkanit Perëndimor përballen me papunësinë, mungesën e një perspektive për të ardhmen dhe varfërinë. Pavarësisht këtij statusi social të ulët dhe kushteve ekonomike, shpesh vërehet se blihen rroba të markave të shtrenjta, aparate telefonike celulare si dhe makina të markave të kushtueshme.

Në anën tjetër, dallime kulturore shfaqen edhe te diaspora ballkanike në shtetet perëndimore. Përfaqësuesit e gjeneratës së dytë dhe të tretë të ballkanasve në vendet perëndimore vazhdojnë të mbajnë gjallë trashëgiminë kulturore të paraardhësve të lor, duke ruajtur një stil jetese të ngjashëm. Përvoja të ndryshme dëshmojnë se shfaqja e këtij stili në mjedise të caktuara pune në Perëndim mund të sjellë edhe përplasje rreth kodeve të veshjes dhe rregullave të vendosura nga punëdhënësit, ku kërkohet thjeshtësi dhe modesti në dukje, ndryshe nga preferencat për markat e njohura dhe pamjen e spikatur.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme