Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Ulqin: Aktivitet edukues për parandalimin e ketoacidozës diabetike

Shoqata e Diabetikëve «Rrethi i Kaltër» organizon një aktivitet edukues në Shtëpinë e Shëndetit për Ditën Botërore të Diabetit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shoqata e Diabetikëve «Rrethi i Kaltër» Ulqin organizon një aktivitet edukues me personat që jetojnë me diabet në komunë. Veprimtaria do të mbahet të mërkurën, më 11 nëntor 2026, në orën 13:30, në sallën e Shtëpisë së Shëndetit, e cila u vu në dispozicion nga drejtori i këtij institucioni, Kreshnik Mustafa. Tema e këtij takimi është kushtuar parandalimit të ketoacidozës diabetike dhe ndërgjegjësimit për komunitetin lokal.

Ulqin: Aktivitet edukues për parandalimin e ketoacidozës diabetike

Kryetarja e Shoqatës, Veneranda Gjonaj, bën të ditur se gjatë kësaj ngjarjeje do të shpërndahen aparate, shirita për matjen e glukozës dhe vitamina për qytetarët. Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë të kontrollojnë falas nivelin e sheqerit në gjak, si dhe të njihen me fletushka informative të botuara në gjuhën shqipe e malazeze. Ky organizim tradicional financohet nga Komuna e Ulqinit dhe vjen në kuadër të shënimit të 14 nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme