Syla: Ushtari i FSK-së ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut
Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i lënduar nga shpërthimi i municionit në Babaj të Bokës, është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës që u lëndua si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës në fshatin Babaj i Bokës po vazhdon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ushtari u dërgua me urgjencë në Prishtinë për ekzaminimet e nevojshme mjekësore.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se pacienti është pranuar nga ekipet mjekësore dhe i është nënshtruar kontrolleve, ndërsa pas përfundimit të tyre në Emergjencë do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë. «Po, një ushtar i plagosur është sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja e tij është stabile, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe i njëjti do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm», ka deklaruar Syla.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



