Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Mexhiti viziton Preshevën dhe thekson rëndësinë e mbështetjes për arsimin

Kryetari i Komunës së Çairit vizitoj Shkollën Fillore «Prof. Ibrahim Kelmendi» dhe u njoh me rezultatet e donacionit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, realizoi një vizitë në Preshevë, ku u ndal në Shkollën Fillore «Prof. Ibrahim Kelmendi» për të parë nga afër rezultatet e ndihmës së dhënë nga komuna që drejton. Sipas kumtesës zyrtare, përmes këtij donacioni shkolla u pajis me një kabinet modern të informatikës, me qëllim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e procesit mësimor dhe rritjes së njohurive teknologjike të nxënësve.

Mexhiti viziton Preshevën dhe thekson rëndësinë e mbështetjes për arsimin
Foto: almakos.com

Gjatë vizitës, Mexhiti deklaroi se «investimi në arsim, dije dhe teknologji është investim në të ardhmen e gjeneratave të reja», duke shtuar se solidariteti me shqiptarët e Preshevës duhet të dëshmohet përmes veprave dhe mbështetjes konkrete. Ai nënvizoi se bashkëpunimi dhe lidhjet ndërmjet Çairit dhe Preshevës krijojnë një bazë të fortë për nisma të përbashkëta në sektorin e arsimit, ndërsa ritheksoi nevojën që institucionet arsimore të ndihmohen për t'u mundësuar fëmijëve zhvillimin e aftësive sipas kërkesave bashkëkohore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ndalet rryma në Kuvend, ndërpritet seanca për buxhetin

    80% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme